Covid-19 në Kosovë: 5 të vdekur dhe 411 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2022, 15:33
Ditën e sotme, Kosova ka regjistruar pesë viktima dhe 411 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Rastet e reja dolën pas testimit të 3,820 mostrave, që i bie se 10.75 për qind e të testuarve rezultuan pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve paraprake 2,582 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa numri i rasteve aktive është 6,509.
Festa e Pavarësisë në Kosovë nëpërmjet fotografive
17 Shkurt, 15:12
Në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,275 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani, 812,299 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

