Paska folur prap kryellaxorja Bashkisë
Dje kryellaxorja Erion Veliaj, në një interviste në News 24 paska marrë përsipër të imponojē edhe Ceferin, kryetarin e UEFA’s se si duhet të drejtojë dhe si duhet të veprojë me zgjedhjet me 2 mars 2022 të FSHF së.
Kryellaxorja e di se Ceferin është nën hyqmin e ministres se shtetit Elisa Spiropili dhe do ti nështrohet llaxoreve të Rilindjes së horrlikut dhe lukunise se zagarëve me Fidelët e partisë që edhe Ylli partisë duhet të jetë objekt i SPAK, duke filluar që me shitjen e vizave Amerikane në vitet 92-95 si pjesë e bodyguards e kryeministrit të asaj kohe, me ndertimet dhe lidhjet me korrupsionin qeveritar.
Shteti ka 19 vjet që nuk ka dhënë asnjë cent për FSHF dhe parat që menexhon FSHF vijne nga UEFA, FIFA, rreklamat, e drejta televizive.
Kryetari FSHF-së nuk e ka bërē dasmën me parat e mamit dhe nuk ka nevojë të fus duart në arkën e FSHF-së se është njeri i punës dhe menexhues i shkëlqyer i biznesit ku mbush dhe arkën e shtetit me taxa dhe mban sa familje me bizneset e tij. Kurse ti llaxorja Tiranës di vetëm të bësh bla-bla gjithë ditën e gjate si kone e Edi Ramës. Kur Ramës i kërkojnë që pushoje atë kone, Rama të jep urdhër: futu në kafaz Erion, se mjaft lehe e bëre deryrën.
Ti flet për mandate?!! Po sa mandate ke ti, që ke qelb Tironën dhe e ke kthyer në nje lavatrice betoni për pastrimin e parasë së trafiqeve të drogës? Po sa vjet ka në pushtet shefi yt? Erion, mos ki merakun e FSHF-së, e cila ka ngritur futbollin si i vetmi institucion i sportit me të dashur i pa kapur nga qeveria e Rilindjes së trafikut dhe korrupsionit, se tek KOSHA e keni Yllin e partisë Fidelin. Ka kush e kontrollon FSHF, ata që i japin paret, pra, UEFA dhe FIFA dhe vetë shoqata futbollit. Po ki kujdes veten, se dhe Saja dikur kështu kononte si puna jote për Edin, e gojët e liga thonë se ke dhe ti dorë në kurthin e Sajes për ti bërë gropën pasi bëheshe shumë xheloz që Edi, mbante si numër dy Sajen.
Karma is a bitch! Prit se do të shikojme gallatë edhe me ty. Saja me 3 vjet e katër muaj është lule para teje, sa do ta hashë ti? se ti dhe nuk mban. Mamit ja mbarove lekët me dasmën. Maks Haxhia të garantoj Unë që nuk të merr persipër se zullumet tuaja s’ka Avokat që mund ti mbrojë.
Dje paske mbledh nja 10 fëmijē dhe i paske folur për fubollin. I paske thënë se ekipi yt TIRONA është në krye tabelës dhe atë e përfaqson ti. Ti je turpi TIRONËS dhe shkatërrimtari TIRONËS. Ti që flet për terrene sportive, dhe ato që ishin hape gropa për ti mbush me beton për të ngritur pallatet me paret e Ndragetës.
Sa për klubin e TIRONËS, ti llaxore nuk ke as nje punë se Ai klub i tako Tironës dhe tironcave dhe jo ty …
Shko ke Partizoni se aty e ndjen veten mirë me Olsin si zagar i familjes Rama, dhe ky është halli madh që ti do FSHF-në. E pe si e lëshojë Sajen Edi?! Ty nuk të ka gjë fare, të lëshon, dhe ashtu do të lëshojë për të ruajtur bythën e vet, dhe për këto Edi është mjeshtër.
Cefireli e bëri të qartë: Në qoftë se politika-shteti do të fusi hundët në zgjedhjet për FSHF-në, jo vetëm që nuk do të luhet finalja e UEFA’s në maj të këtij viti, por Shqipëria do të ketë ndeshkime të rënda deri në 10 vjet për mospjesmarrje.
Edi nuk është budalla që nuk u prononcua më mbas ardhjen dhe takimit në Ceferin. Ti vazhdo se litari hollohet duke u trashur zullumi.

