Arjola Demiri përtej BBV….!
Në një kohë paragjykimesh e thashethemesh e për më tepër kur bëhet fjalë për një Reality Show nacional është normale të gjykosh e të determinosh preferencat.
Por po aq legjitime është që ata që kanë njohje për personazhet të flasin.
E une që flas jam mikja e Arjolës. Nuk dua t’i shtoj pikë dhe as të influencoj por me shpirt ju rrëfej se nëse 1000 emisione të kalojnë e mijëra personazhe të luajnë, asnjë si Arjola nuk është më e vërtetë. Nëse ajo tregoi vetëm "A" unë ju garantoj se alfabeti i vuajtjes dhe sakrificave të saj është me shumë germa..., ndaj në rrëfimet e saj ka sinqeritet dhe aspak viktimizim.
Ato që e duan dhe simpatizojnë Arjolën në fakt nuk janë "Vipet" kritizere por janë gra e vajza nën dhunë që ndoshta nuk kanë as telefon e as ofertë që ta pëlqejnë.
Por edhe për ato, e sidomos për ato Arjola u bë model. Dhe jo vetëm model por kurajo.
Nuk është pak ky model "Vip" në një mjedis e shoqëri ku gratë jo vetëm dhunohen por vriten pa mëshirë në emër të nderit të pandershem e vulgar.
Ndaj Arjola përveçse po shkon drejt finales me një apartament-ëndërr për fëmijët e saj ka realizuar një gjë me të madhe e me të shenjtë që tejkalon interesat e saj. Ajo la gjurmë duke fisnikëruar një emsion që pa praninë e saj do të ishte pa vlerë dhe i stisur.
