Në mëshirë të mafias
Pas çdo tollovie politike, pas çdo mitomanie, pas çdo bjerrjeje të përfaqësimit politik, pas çdo beteje për bythë të politikanit, pas çdo peng-politikani të mbërthyer prej testikujsh, pas çdo politikani të konvertuar në vegël e drejtpërdrejtë e mafias, pas çdo idioti që del dhe bën si i rëndësishëm në tv, pas çdo vasali ambasadash, pas çdo pazarxhiu që shet bythen me i shpëtu burgut, janë me qindra dhe mijëra qytetarë që janë lënë në mëshirë të mafias, te banda grabitqarësh që po kullufisin çdo ditë me ritëm të përshpejtuar e të pandalshem, qindra asete nga prona publike e mundi i qytetareve private.
Më shumë se qytetarë të revoltuar, kam takuar qytetarë të zhgënjyer në palcë me gjithë klasën politike.
Sot lëvizja opozitare është në drejtim të paditur, qindra takime për të folur me vete, asnjë nuk ka bythë të përballet me hallet e qytetarëve, t'u dalë zot, të jetë përfaqësuesi i tyre, të marrë kostot bashkë me ta.
Humnera mes veprimeve tuaja dhe nteresave të njerëzve të thjeshtë, është një Republikë larg.
Mos dilni në televizor të akuzoni se e dimë se kush jeni, por kthejini sytë te qytetarët.
Ata janë politika sot, ju jeni thjesht shërbëtorë të oborrit te pashait, çdo gjë që bëni larg jetës së qytetarëve e kryeni thjesht për të kënaqur sytë e sulltanit. Asgje tjeter nuk po bëni.
Të paktën budallenj nuk na bëni.
(Shenim: Ky opinion është postuar në facebook nga pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile, Ervin Goci. Titulli redaksional)