Skenarët e një vendimi

Skenari 1.

Denimi i ish ministrit te brendshem ka qene deal. Ne kete situate Saimir Tahiri ben nje sakrifice te vogel per Partine nen moton historike te se majtes shqiptare; edhe po me denoi, partia ime me denon.

Koherat kane ndryshuar dhe tani sakrifica eshte shume me e vogel se sa ajo e Kadri Hazbiut. Denimi me marreveshje nenkupton se Saimir Tahiri ruan omertan dhe kodi mafioz i heshtjes nuk thyhet. Ky eshte skenari me i keq i mundshem per Shqiperine.

Skenari 2.

Tahirin e ka tradhetuar Partia. Kjo eshte situata me interesante. Nje ish minister i brendshem ka informacione per bemat e te gjitheve.

I tradhetuar, Tahiri nxjerr ne media faktet qe inkriminojne shoket ministra, drejtore, ndoshta dhe me lart. Omertaja thyhet, Shqiperia fiton.

Skenari 3.

Tahirin nuk e ka tradhetuar Partia. Denimi i tij nuk ka qene deal, por produkt i nje hetimi profesional dhe nje drejtesie te pavarur nga politika, e cila i konsideron te gjithe te barabarte para ligjit.

Kjo eshte Shqiperia ideale. Por, pyetja qe shtrohet eshte: A ekziston idealja? Nese ekziston, sa gjasa ka qe te gjendet ne Shqiperi?

Skenari 4.

Tahiri eshte i pafajshem. Denimi i tij eshte produkt i nje drejtesie jo profesionale, presionit mbi te ose i nje konsensusi mes shume aktoreve, lokale dhe jo vetem, per te mbyllur gjera te tjera. Ky eshte po ashtu skenar shume i keq.

Si perfundim, populli nuk ka per ta marre vesh asnjehere se cili nga skenaret eshte e verteta. Ashtu sic nuk do te merret asnjehere vesh, nese ajo qe ndodhi me kanabizimin ne 2014-2015 ishte nje zhvillim i rastesishem apo vendim politik i maxhorances per te mbajtur me serum ekonomine ne vdekje klinike.

Nese ka qene e dyta, Saimir Tahiri, eshte thjesht dem kolateral. I gjendur ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar. Vendime te kesaj natyre kane gjithmone deme anesore.