Kultura manipulim-simulimit dhe delirimit është institucion kulturor sot në Shqipëri
Në kumtesën që u mbajt ne Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 86 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare dhe librit "Ismail Kadare një disidencë letrare" të Jean-Paul Champseix, njeri i grupeve marksiste-leniniste qe në kulmin e terrorit te regjimit komunnist ne 1982 vjen në Shqipëri për të dhënë frengjishten në Fakultetin e Histori-Filologjisë.
Bashkim Shehu përkthyesi i veprës së Jean-Paul Champseix tha se diktatura ka vendin e vet dhe vepra e Kadaresë ka vendin e vet.
“Si shpjegohet që një letërsi e tillë ka ekzistuar në një regjim totalitar stalinist. Shpjegimet janë të shumta. Një mund të jetë frika e Enver Hoxhës, ngaqë Kadare ishte i njohur në Francë, frika e Enver Hoxhës se duke dënuar Kadarenë do krijonte një Solzhenitsyn shqiptar dhe artistikisht më të fuqishëm se Solzhenitsyn. Veç asaj ka qenë edhe një dëshirë e Enver Hoxhës që ky shkrimtar i madh t’i skaliste monumentin, gjë që nuk ndodhi” -tha Bashkim Shehu.
Enver Hoxha nuk pyeti për Mehmhet Shehun, 30 vjet kryeministër i Shqipërise dhe... një kriminel më i zi se E.H dhe e çoi si qeni në vreshta, jo më kishte problem me I.K.
Kadare, monumentin letrar ja ngriti Bashkim me vepren "Dimri i madh" dhe "Pashallarët e kuq". Në "Dimrin e madh ka 80 faqe vetëm për diktatorin.
Si mund të quash “Pashallarët e kuq” kur tashmë u gjend dhe e kemi lexuar , atë që Kadare, nën atë shpresë që poezia ishte zhdukur, manipulonte se ishte një nga poezite me te hapura kundër regjimit komunist dhe Enver Hoxhës!!!
Si dikur patrullat partizane
Shtegetojne ekipet e kontrollit punetor.
Qe te mos i marrin ministrite me topa
Neser.
Sot i marrim me kontroll.
Diktature e klases s'eshte vec ne vjersha
Dhe ne ditlindjen e veteranit tornitor.
Je per socializmin?
Vrapo ne rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi kedo
kontroll punetor.
Bjeri dite e nate burokratizmit,
Klasen qe u permbys nen kembe e mbaj.
Ne se s'do qe neser skuader e pushkatimit
Te te veje ne mur
tek Bulevardi i Madh.
Vetëm këto vargje flasin për “disidencën” e Kadaresë, pa qenë nevoja te hysh në analiza, që tashmë janë bërë me qindra herë, dhe një njeri i rëndomtë të kuptonte që këto vargje janë idolartri për Enver Hoxhën.
Pastaj kur Bashkim Shehu, thotë, “se është edhe në i madh Solzhenitsyn, aty duhet të largohesh nga ky diskutim nga njerëz që nuk kanë pikë integriteti dhe back-bone për veten, por shërbejnë si uturak te Kadarese megjithë Akadaminë e Shkencave dhe lukuninë e shkrimtarëve te realizmit-socialist, që sot në demo(n)kraci janë po ata apo vazhdimsia e tyre që kontrollojnë në shtet, ne media, në institucionet e kulturës, ku nëpërmjet kulturës se manipulim-simulimit dhe delirimit me masturbimin e njëri-tjetrit kanë kthyer ne institucion këtë imoralitet ne raportin me të vërtetën.


