“Geek Room”, Brendton Bënja: Ja si t’i ktheni rrjetet sociale në fitimprurëse

Rrjetet sociale në kohët moderne, konsiderohen si pjesë e angazhimeve dhe jetës së përditshme, madje jo vetëm kaq por ato janë shndërruar në mediume ndikuese dhe punësimi ,duke e rritur ndjeshëm rolin e tyre në jetën tonë ,duket se tashmë pa to jeta nuk konceptohet. 

Të ftuar në studion e “Jeto me Orën” Brendton Bënja, dhe Xhonald Mamo nga Geek Room që folën për ndryshimet që rrjetet sociale do kenë këtë vit.

“Rrjete sociale mbeten kryefjala e teknologjisë prej shumë vitesh tashmë  shumë të përdorur nga njerëzit dhe ne shohim vetëm anën pozitive të tyre, pasi janë bërë edhe si një burim të ardhurash për shumë prej nesh edhe përse funksionin kryesor e kanë bashkëbisedimin me personat e tjerë, si miq që ke aktualisht apo edhe miq që i ke pasur kohë më parë dhe lidhesh me ta pas shumë kohësh. Megjithatë ka edhe disa aspekte të tjera pozitive po të flasim për rrjetet sociale si Youtube ku shumë njerëz kanë talentin të bëjnë art dhe për ta shfaqur këtë art përdorin Youtube. Por tashmë rrjetet sociale janë edhe informim, mënyrat më të mira dhe më të shpejta të informimit, për gjithçka që ti dëshiron të mësosh e gjen në tutorialet e Youtube dhe nuk ka ndihmë më të madhe se rrjete sociale” u shpreh Brendton Bënja.

Ndërsa Xhonald Mamo bëri një renditje të rrjeteve sociale  në varësi të numrit të përdoruesve.

“Aktualisht mbetet ‘Facebook’ pasi ka 4 miliardë përdorues në të gjithë botën. Dhe nga studmiet e fundit që po bëhen në facebook profilet që po hapen janë 65% më pak adoleshentë pasi ata po kërkojnë rrjete të tjera sociale.

Pas Facebook renditet Youtube për tutorialet dhe videot që ka dhe ne na ndihmojnë shumë së treti është WhatApp  si një nga format më të shpejta të komunikimit. Së katërti është Insatgrami më pas kemi aplikacionin Messenger dhe më pas vjen ‘Tik Tok’, i cili pësojë një bum të madh gjatë periudhës së karantinës ku aktualisht ka 1 miliardë përdorues aktiv” u shpreh Mamo.

Bënja tregoi se cilat nga rrjete sociale do të pësojnë ndryshim këtë vit.

“Gjatë viti 2022 do kemi një përshtatje të rrjeteve sociale , pra kur një rrjetet sociale sjell diçka të re janë rrjetet e tjera sociale që le mos ta themi që e kopjon por bëjn edhe ato diçka të ngjashme. Do ndaloj pak më shumë tek TikTok-u  pasi është i 7-ti në renditje por i pari si më i shkarkuari në vitin 2021” u shpreh Bënja.

Ndrsa Mamo tregoi më tepër për risit që TikTok ka sjell.

“Pikë së pari TikTok është i vetmi rrjet social që ka hequr paragjykimet që çdo rrjetet tjetër social e ka patur që vetem po pate shumë ndjekës vetëm atëherë përmbajtja jote bëhet virale. Ndërsa në TikTok nuk ndodh kështu ti mund të marrësh klikime shumë edhe kur ke pak ndjekës. Tik Tok ka dhën edhe mundësin të gjithëve atyre që marrin shumë klikime në videot e tyre i shpërblen me një shumë të caktuar monetare gjë e cila ka bërë shumë njerëz të hapin llogari në TikTok” u shpreh Mamo.

Brendton Bënja dha edhe disa këshilla për të gjithë ata që duan të përfitojnë të ardhura nga rrjetet sociale. 

“Nëse dëshiron të jesh I suksesshëm në rrjetet sociale duhet të kesh content të vazhdueshëm dhe kur them të vazhdueshëm të duhen 5 video në javë sidomos nëse je biznes, duhet të jen videot shumë të shkurtra” u shpreh Bënja. Kurse për ndryshimet në smartphone,  Bënja tregoi se ata po shkojnë drejtë internetit të shpejt dhe drejt smartphonëve të palosen .Bënja tregoi edhe për termin metaverse. 

“Si term ka lindur në vitin 1992 që do të thotë gjithë përfshirës. Hovin më të madh e mori vitin që shkoi kur Zugemberg ndryshoj ermin e Facebook në Meta.

Që të bëhesh pjesë e metaverse të duhet internet dhe një palësyze virale të cilat të ndihmojnë të shohësh një botë paralele 3D. Dhe ti komunikon më njerëz të tjerë që janë në shtëpitë e tyre dhe prezantohesh si një avatar dhe jo me një foto të tënden reale. Mendoj se metaverse ka të ardhme por nuk mendoj se do jetë shumë e lehtë” u shpreh Bënja. Ata këshilluan që fokusi i të gjithëve të mbetet në rrjetin social TikTok.