Halilaj: Gjuha në media jo e pavarur por e programuar, gazetarët ende nuk janë të lirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 20:59
E ftuar në Ora News për të folur për komunikimin në media ishte Helena Halilaj Pedagoge. Përballë gazetares Sonila Musaj, Halilaj u shpreh se gjuha është një instrument i rëndësishëm në të cilën po luhet jo mirë si në media dhe në politikë.
Në pjesën mediatike kemi gjuhë akuzash dhe sulmesh.
Pedagogia Halilaj tha se heshtja e një pjese të mirë intelektualësh apo gazetarësh profesionistë ka bërë që gjuha në media të mos jetë e pavarur por e programuar.
