Myzyraj: Sulmet kibernetike s’janë rastësore. U sulmuan mediat që nxorën audipërgjimin e Veliaj-t
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 20:53
Gazetari Isa Myzyraj ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj ku shprehu shqetësimin për sulmet kibernetike që kanë ndodhur ndaj portaleve.
Sipas tij sulmet masive kibernetike nuk vijnë rastësisht, por këtë herë kanë ardhur në kulmin e përplasjes mes Veliajt dhe Fshf-së.
Myzyraj theksoi se: Duhet theksuar se audiopërgjimi ose audioskandali nëse mund ta quajmë kështu është publikuar vetëm në disa media, portale dhe thuajse në të gjitha këto portale që kanë publikuar audioskandalin janë sulmuar masivisht. Ora News vetëm në një orë kishte mbi 17 milionë sulme kibernetike dhe organizatat i dënuan këto sulme dhe u bënë thirrje autoriteteve që të reagojnë menjëherë.
