Të ftuarit përplasje mendimesh/ Agjencia për media dhe informim propagandë e qeverisë. Gazetarët të jenë të lirë

Gazetari i Ora News Isa Myzyraj dhe ish-antëtari i AMA-s Zylyftar Bregu janë përplasur në mendime me pedagogen Helena Halilaj sa i përket krijimit të “agjencisë për media dhe informim”.  

Gazetari Myzyraj u shpreh se kjo agjenci dukshëm pritet të funksionojë si një ministri propagande, me komunikim të kontrolluar të të gjitha ministrive përmes një zyrtari “në nivel ministri shteti” që është njëkohësisht “zëdhënës i kryeministrit” Endri Fuga.

I të njëjtit mendim ishte dhe ish antëtari i AMA-s Zylyftar Bregu. Por ndryshe mendonte pedagogia Helena Halilaj e cila u shpreh se kjo agjenci është një mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale në raport me gazetarët.