Spiropali i thur lavde kryeministrit para të rinjve të FRESSH: Edi Rama më i pushtetshmi e më opozitari. Më krenari e më kritiku
Sot FRESSH feston 30 vjetorin. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e nisi duke thurrur lavde për kryeministrin Edi Rama ndërsa e cilësoi PD si parti e humbjes dhe telenovelë.
“E pabesueshme por e vërtetë Partia që lindi me aspiratën “Shqipërinë si gjithë Europa” ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundërofertë nënproduktin e tij politik që çirret me fjalorin e padronit por nuk arrin të nxjerrë asnjë thinjë vetes të tij. Lë më punë që sdi të bëjë, s’ka dashur e sdo të bëjë më kurrë. Jemi shumë të keqardhur që mbërritën këtu. Bëmë çmos që të gjejmë gjuhën por caqet politike që kurrë nuk i ruajtën me ne sot po I shkelin me njëri tjetrin”
Tani tha Spiropali se opozita e tyre nuk janë “mjeranët” por është populli vetë kryeministrin.
“Jemi krenarë që nuk jemi si ata. Opozita jonë nuk janë ata mjeranë. Opozita më e madhe e PS dhe e qeverisë jeni ju dhe Edi Rama. E keni patur dhe do ta keni. Edi Ramën do ta keni gjithmonë në krahun tuaj më i pushtetshmi dhe më opozitari më krenari e më kritiku. Nuk na mjafton kontrasti e krasimi me ta jemi vetë kritikë. Opozitë e vetes. Kemi dyshime për gjithçka masim pulsin e shoqërisë, vetëkorrigjohemi. Kemi një kryeministër durimtar që kërkon ta bëjë Shqipërinë kampione në Ballkan. Kërkon fund ndasive politike ”
Spiropali i kërkon të rinjve ndihmë që dhe opozitarët ti bashkojë në siglën e PS-së.
“Na duhet ndihma juaj” u tha Spiropali të rinjve.
