Karnavale bardhezi por me shumë ngjyra
I quajnë karnavalet bardhezi, por në fakt ato janë shumëngjyrëshe. Për disa ditë, banorët në qytetin jugperëndimor të Pastos në Kolumbi, kanë dalë nëpër rrugë për të kremtuar një ngjarje unike.
UNESCO e shpalli festivalin në vitin 2001 Trashëgimi Kulturore e Kombit dhe në 2009 një kryevepër të trashëgimisë së paprekshme kulturore të njerëzimit.
Festa është një përzierje e traditave vendase, atyre spanjolle e afrikane. Një pjesë e pjesëmarrësve vishen me të zeza e të tjerë më të bardha, çka simbolizon unitetin dhe barazinë. Por nuk mungojnë as ngjyrat që kremtojnë diversitetin etnik dhe atë kulturor.

“Këto 3 -4 ditë janë me të vërtetë euforike, nxjerrim të gjitha energjitë jashtë dhe kënaqësia që ndajmë është e madhe" shprehet Andres Barrera, zejtar.
"Gjithmonë duhet të jesh aktiv në itinerarin e karnavaleve, sepse shumë njerëz nuk mundën të hyjnë. Por rrugën e karnavalit e gjithë familja mund të vijë dhe të shijojë nga fillimi deri në fund” tha Jonathan Pantoja, artist pamor.
Në ditën e të bardhës, artistët angazhohen për një paradë gjashtë orëshe kostumesh shumëngjyrëshe. Në ditën e të zezës, njerëzit inkurajohen t’i lyejnë fytyrat me të zezë duke përkujtuar kështu çlirimin nga skllavëria.

"Nuk kisha qenë në Pasto, por kjo është kultura, ky është qytetërimi, ky është gëzimi, kjo është jeta", shprehet Nubia Lazaro, pensioniste.
Edhe pse quhet me fjalën karnaval, është një festival që e ka origjinën në shekullin e 16-të, ku bashkohen traditat e popullsisë kreole të Andeve, e kulturës së zezë të Paqësorit kolumbian dhe e popullsisë vendase autoktone. 7 janari quhet Dita e Ankandit, me të cilën mbyllen festat.
