Ajo është çika jonë e artë!
Nga Ramush Haradinaj Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 19:56
Ajo na solli lajme të mira e na dhuroi shumë çaste krenarie. Lartësoi e i dha ngjyra flamurit tonë. U bë inspirim, nder dhe krenari e shqiptarëve.
Ajo është çika jonë e artë. Mbretëresha e Xhudos.
Majlinda Kelmendi që sot përmbylli karrierën e saj si garuese, do të mbetet përgjithmonë heroina jonë. Fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra të sportistëve shqiptarë.
Fat e suksese të mëtejshme Majlinda!
