Aleksandër Çipa: Përplasja Basha - Berisha, parathënëse e ndarjes së PD-së
Aleksandër Çipa ishte i ftuar sot në studion e edicionit qëndror të lajmeve të RTV Ora me gazetaren Beti Njuma për të komentuar aktualitetin politik në Shqipëri.
RTV Ora: Si e sheh përplasjen Basha – Berisha?
Aleksandër Çipa: Një përplasje disproporcionale. Berisha në mënyrën si po e zhvillon fushatën me foltoren, shtë dominant në pikëpamjen numerike brenda anëtarësisë së PD-së. Basha me cilësinë e kryetarit në detyrë operon më së shumti m funksionet e mundësitë që ka si kryetar. Beteja është serioze e parathënëse e ndarjes së PD-së.
RTV Ora: Ju jeni nga ata që besoni ndarjen e PD-së?
Aleksandër Çipa: E dyshoj dhe e mendoj se po, se në këtë duel mes dy palëve të ndara të partisë mungon një zë që do të ishte argumenti përbashkues i palëve. Një zë që do të ndërtonte urën e ribashkimit për arsye ekzistenciale të PD-së.
RTV Ora: Kush mund ta ndajë PD-në?
Aleksandër Çipa: Zoti Berisha nuk është në të drejtën maksimale dhe aq më tepër morale në këtë rikthim, edhe pse ka zgjedhur një fjalor të rikthimit të pluralizmit politik në vend. Rikthimit të PD-së si një forcë që do ta sjellë në pushtet, dhe demokracinë funksionake. Të gjitha këto janë premtime propagandistike e alibike. Shkaku lindi e buroi nga momenti kur DASH shpalli një vendim nominal ndaj zotit Berisha. Në kushtet e rikthimit pas këtij vendimi kjo e kompromenton dhe sado të intepretohet ndryshe nuk e përjashton dot këtë kontekst.
PD nëse do të rikthehet tek udhëheqësia prej zotit Berisha ka një të ardhme të afërt me shumë vështirësi e pengesa. Nuk është cështja vetëm tek hermetizmi i marrëdhënieve me SHBA-në, por në dialektikën e qarkullimit të elitave në opozitarizmin shqiptar. Ky është një problem shumë i madh e do të mbart pasoja në politikën tonë.
PS ka qenë më tinzare. Po ta shikosh ai (Rama) e ka ndryshuar lidershipin nga vetja e poshtë. Kjo është e dukshme. Shumë njerëz në këto 8 vite të qeverisjes kanë dalë nga plani i parë. Është shembur “Ansambli i figurave” që kryesonin dhe ligjëronin politikbërjen e socialistëve. Në këtë pikëpamje ata janë një hap më parë.
Pë mënyrën si e zhvillon politikën dhe ndërton skemën e strategjinë e aksionit politik Berisha, parashoh rikthimin kapitull të vonuar nga tranzicioni postkomunist. Shqipëria nuk ka më kohë të kthehet në pasazhe të tranzicionit me agresivitetit politik dhe pasojat dhe kostot që lidhen me funksionimin e demokracisë.
Çipa shpreh shqetësimin se përballja në PD ofron dobësimin e unitetit opozitar sot e nesër.
Zgjedhjet e 30 qershorit
Komenton dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos prekur zgjedhjet e 30 qershorit
“Çdo tentativë tjetër për ta intepretuar do ta politizonte rishtazi cështjen e do të hapte një debat që palët politike e kanë shteruar” tha Çipa
A beson Çipa se do i japë zgjidhje pastrimit të parave pr/ligji i miratuar sot në Kuvend?
Nuk e quan betejë të lehtë.
“Nuk janë ligjet që e rregullojnë realitetin. Infrastruktura ligjore përherë është lavdëruar por problemi qëndron në praktikë. Druaj që do e fitojmë shpejt betejën për pastrimin e parave" tha Çipa ne intervisten per RTV Ora.

