Konkursi i shtëpive “Gingerbread”, ekspozohen 100 projekte “të ëmbla” në Muzeun suedez të Arkitekturës
Është çelur në Stokholm konkursi i përvitshëm kushtuar gatimit tradicional të festave të fundvitit, i quajtur ndryshe “Gingerbread”. Shtëpi dhe ndërtesa të ëmbla ekspozohen për të zgjedhur më uniket nga Muzeu Suedez i Arkitekturës.
Çdo vit Qendra Suedeze për Arkitekturë dhe Dizajn organizon një konkurs për të projektuar ndërtesa të reja duke përdorur kek me xhinxher. Bukëpjekësit sfidohen të ndërtojnë shtëpi të reja: të rimendojnë funksionet dhe të pasqyrojnë nevojat dhe stilet e ndryshme të jetesës.
Më shumë se njëqind projekte me bukë xhinxheri mes tyre edhe Titaniku, kafeneja e famshme e “Friends”, një igloo dhe Muri i Berlinit, të gjitha të ndërtuara me kek me xhinxher, janë ekspozuar në Muzeun e Arkitekturës në Stokholm. Institucioni organizon konkursin vjetor kushtuar këtij gatimi tradicional të festave të fundvitit.
"Arkitektura mund të ndihet paksa e avancuar dhe e vështirë për njerëzit, por të gjithë kanë një lidhje me të. Kështu që shtëpitë me xhinxher janë një mënyrë për ta bërë atë argëtuese dhe është një traditë që shumë njerëz e bëjnë çdo vit në shtëpi," tha Sara Sandell, mësuese në Muzeun “ArkDes”.
“Ka një kufi në hapësirë, që është 40 me 40 cm dhe të gjitha materialet duhet të jenë të ngrënshme. Kështu mund të ndërtoni gjithçka me bukë xhenxhefili, por sigurisht edhe karamele apo ëmbëlsira të tjera. Por në fund duhet ta hani atë, ky është një nga rregullat”.
Mes pjesëmarrësve shpallen fituesit ndërsa projektimet pritet të ekspozohen në dhjetor dhe në fillim të janarit në ArkDes në Stokholm.
