Von der Leyen: Dorëzojmë 1 mld doza për vendet e BE-së, vaksinimi shmang vdekjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2021, 16:29
Presidentja e Komisionin, Europian Ursula von der Leyen shprehet se në pragun e një vale të re vaksinimi shmang vdekjet.
Sipas saj, duhet marrë edhe doza e tretë 6 muaj pas vaksinimit me dy doza për të mbajtur imunitetin e lartë.
Von der Leyen: Vaksinimi shmang vdekjet. Ndërsa një valë e re po godet, ne duhet të shtojmë vaksinimin. Le të marrim vaksina përforcuese 6 muaj pas vaksinimit origjinal për të mbajtur imunitetin tonë të lartë. Ne kemi doza të mjaftueshme. Në fund të kësaj jave do të kemi dorëzuar 1 miliard doza në shtetet tona anëtare.
