LSI amendament për rimbursimin e barnave kundër Covid: Qeveria nuk bëhet fukara se ndërton 1 km rrugë më pak

Lëvizja Socialiste për Integrim propozon një rritje të mbështetjes financiare për rimbursimin e barnave të qytetarëve të infektuar me covid

Kërkohet shtesë 2 mliardë lekë ose (18 milionë euro) për buxhetin e vitit 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë me destinacion rimbursimin e barnave për të sërmurët e infektuar me covid

Amendamentet u propozuan nga Petrit Vasili sot në foltore.

“Kemi një humnerë mes asaj që shpenzojnë qytetarët dhe ajo që mbështet shteti. Qytetarët shpenzuan 180 milionë euro ndërsa ndihma konkrete është mbi 300 mijë dollarë.”

Vasili thotë se jemi në valë të re pandemie.

“Në rendin e tre muajve janë 60 mijë raste të reja, dhe secili rast kërkon trajtim kompleks dhe kërkohen shumë para për të bërë një trajtim normal. Ndihma është 2 miliardë lekë të reja ose 18 milionë euro, më pak se 1 km “rrugë e florinjtë që bëjnë këta 23- 24 mln euro” që ndërtojnë këta. Qeveria nuk bëhet fukara se ndërton 1 km rrugë më pak ” tha Vasili.