Shehu uron Ramën për duatrokitjet e nxehta në parlamentin serb dhe e pyet: Do ishe duatrokitur kështu në Prishtinë?

Deputeti demokrat Tritan Shehu uroi kryeministrin  Rama për duatrokitjet e marra nga parlamenti serb në konferencën e djeshme për Ballkanin e Hapur.

Duke e konsideruar një nismë në kundërshtim me interesat kombëtare dhe perspektivën europiane, Shehu pyeti Ramën nga foltorja e Kuvendit nëse do të kishte mundur të duatrokitej kështu në Prishtinë.

Shehu: Uroj kryeministrin për duatrokitjet e gjata dhe të nxehta që mori dje nga parlamenti i Serbisë si zëdhënës kryesor i projektit Vuçiçian Ballkani i Hapur apo Jugosllavia e re. Në atë konferencë nuk mori pjesë as autori i inciativës, Vuçiç që preferoi të merrte rrugën drejt Moskës. Dua të pyes kryeministrin a do të ishe duatrokitur kështu në Prishtinë, Podgoricë apo Bosnje? Unë them që jo. Besoj që as në Shkup.