CrossFit në Shqipëri/ Ardjan Shabani: Njerëzit me probleme kockore duhen trajtuar me kujdes
CrossFit në Shqipëri. Në pjesën e fundit të emisionit “Jeto me Orën” ishin të ftuar tre profesionit të CrossFit, ku folën për këtë disiplinë dhe efektet e saj. Instruktori i CrossFitit Ervis Tabaku tregojë se sa vite ka CrossFit në vendin tonë.
“Në Shqipëri ka 5 vite që ka ardhur si disiplinë” u shpreh Tabaku.
Cross Fit është një disiplinë e cila të ndihmon jo vetëm të jesh në formë por mbi të gjitha të jetosh shëndetshëm dhe plot energji. Shumë të rinj e praktikojnë dhe jo vetëm. Tabaku tha se njerëzit janë tërhequr shumë nga CrossFit pasi aty humbet shumë peshë.
“Njerëzit e duan si disiplinë pasi për pak orë ata humbasin shumë kalori, dhe peshë njëkohësisht” tha Tabaku.
CrossFit lindi në Shtetet e Bashkuara dhe thuhet se është një nga disiplinat më të plota pasi vendos në lëvizje gjithë muskujt e trupit. Rekomandohet të zhvillohet 3 herë në javë , me pushime në mes. Është një stërvitje që bëhet në grup dhe që ka ushtrime nga peshngritja, atletika, gjimnastika dhe ushtrime force të ndryshme.
Miksimi i këtyre i bën pjesëmarrësit të mos humbasin interesin dhe të jenë sa më aktivë. Pjesëmarrësve i kërkohet ti bëjnë ushtrimet me intensitet, duke pasur vetëm një kundërshtar të fortë, kohën. Në pak ditë stërvitje thuhet se fillojnë të dallohen edhe rezultatet e para. Instruktroja Era Dankshi tregoj se kjo disiplinë është e preferuar shumë nga fermat pasi ka një ndërthurje të ushtrimeve.
“Femrat e preferojë së tepërmi, unë vetë jam marrë më CrossFit gjatë periudhës së shtatzënisë dhe ua këshillojë të gjitha femrave sepse i ndihmon shumë” u shpreh instruktorja.
Ndër të tjera instruktorët treguan se interesi për sport në vendin tonë është shtuar pavarsisht se nuk është në nivele të kënaqshme.
“Tirana është më lartë se qytetet e tjera por nuk jemi ende në nivelet e duhura” u shpreh Shabani.
Femrat duan të merren me sport por për shkak të angazhimeve të tyre e kanë paska më të vështirë sipas instruktores Era Dankshi.
Kakeli: Më hiqni gjithçka, por teatrin jo
19 Tetor, 19:52
“Femrat e preferojnë së tepërmi crossfitin por për shkak të angazhimeve të tyre e kanë më të vështirë” u shpreh instruktorja.

