Doli për herë të parë me bastun, britanikët në 'merak' për Mbretëreshën
Për herë të parë, Mbretëresha Elizabeth u pa në publik, duke mbajtur një bastun në dorë, një fakt që shkaktoi reagime të shumta në Britani për gjendjen e saj shëndetësore.
E buzëqeshur dhe veshur me një kostum në nuancat e ngjyrës blu, mbretëresha 95-vjeçare vizitoi, dje (12tetor) katedralen West Abster Abbe.
Mbretëresha Elizabeth, duke mbajtur një buqetë me lule, u shoqërua nga vajza e saj, Princeshë Anne, për të marrë pjesë në meshën e Falënderimeve që shënonte njëqind vjetorin e Legjionit Mbretëror Britanik.
Megjithatë bastuni i mbretëreshës tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në katedrale.
Edhe pse mosha e saj justifikon përdorimin e bastunit, britanikët janë bërë merak për Mbretëreshën e tyre, pasi janë mësuar ta shohin të pathyeshme.
18 vite më parë kamera ka kapur Mbretëreshën me një bastun, pasi atë kohë Shkëlqesia e Saj kishte bërë një ndërhyre kirurgjikale në gju.

