Nga Durrësi në Abruzzo: Kandidatja shqiptare që në Itali realizoi ëndrrën e saj
Italia voton këtë fundjavë për zgjedhjet vendore në 1157 komuna. Mbi 12 milionë italianë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur kryetarë Bashkie e këshilltarët e rinj bashkiakë.
Në këto zgjedhje të shumtë janë shqiptarët që kanë hedhur kandidaturën e tyre për të qenë pjesë aktive e politikave vendore në komunën ku banojnë.
Ka mes tyre të rinj të brezit të dytë të emigrantëve shqiptarë, të lindur apo të shkolluar e punësuar në Itali. Por ka dhe emigrantë të brezit të parë të fillim viteve '90 me një histori jete që bashkon mjaft emigrantë të tjerë kudo ndodhen në botë.
E tillë është Silvana Xheneti, nënë e dy fëmijëve, që jeta në Shqipërinë e para '90 e detyroj të jetë ndër emigrantët e brezit të parë në Itali.
Me origjinë nga Durrësi ajo është mbesa e një të pushkatuari pa gjyq nga regjimi komunist e vajza e një prej themeluesve të gjimnazit të Durrësit, i pushuar nga puna e i persekutuar gjatë gjithë jetës duke e detyruar të punësohet nga arsimi në ndërtim.
Në Itali, Silvana Xheneti mundi të realizoj ëndrrën e saj për të mbaruar Universitetin në drejtësi, e drejtë kjo e mohuar prej 1982, në Shqipëri, si familje armike e popullit.
Prej 25 vitesh është profesioniste e lirë në Itali, eksperte emigracioni, mediatore kulture e themeluese e dy shoqatave "Iris" e "Drita".
Silavana kandidon si këshilltare bashkiake në komunën Roseto degli Abruzzi, në provincën e Teramos, në rajonin e Abruzzo-s,me litën civile që mbështet Partinë Demokratike.
Për RTV Ora, Silvana Xheneti thotë se "në këtë komunë e pozicionuar buzë Adriatikut, jetojnë mjaft shqiptarë. Është një komunitet i përbërë nga sipërmarrës të vegjël, punëtorë, familje të integruara e të punësuara në sektorin e shërbimeve e turizmit.
Mjaft prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane e janë votuesë në këto zgjedhje, mes tyre dhe të rinj të brezit të dytë të sapo diplomuar apo 18 vjecarë që votojnë për herë të parë.
Kandidatja shqiptare në Roseto degli Abruzzo është dhe nismëtarja e krijimit të shkollës shqipe "Drita", që prej katër vitesh mikpret fëmijë shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe e të historisë shqiptare.
Është hera e parë që Silvana Xheneti kandidon në politikë e thotë "se angazhimi i saj erdhi natyrshëm pas vite eksperiencë në politikat sociale të territorit e në impenjjmin në shërbim të komunitetit të shqiptarëve të Abruzzos."

