Foto/ Zogu më i rrezikshëm në botë mund të jetë zbutur nga njerëzit 18,000 vjet më parë
Një studim i një universiteti amerikan ka zbuluar se zogu më i hershëm që është zbutur nga njerëzit mund të ketë qenë një “cassowary”, i quajtur ndryshe zogu më i rrezikshëm në botë, për shkak të kthetrave të gjata dhe të mprehta.

Territorial, agresiv dhe shpesh i krahasuar me një dinozaur në pamje, zogu është ndër kandidatët që mendohet se janë rritur nga njerëzit. Në analizë janë marrë më shumë se 1.000 fragmente të fosilizuara të lëvozhgave të vezëve, të gjetura nga gjahtarët në dy shkëmbinj në Guinenë e Re.
Studimi sugjeron se njerëzit e hershëm mund të kenë mbledhur vezët e zogut para se të çelin, dhe pastaj i kanë shtruar në pulat e mëdha të ishullit Guinea e Re, në veri të Australisë.

"Kjo sjellje që ne po shohim po vjen mijëra vjet para zbutjes së pulës," tha autorja kryesore e studimit Kristina Douglass, profesoreshë e antropologjisë dhe studimeve afrikane në Penn State University.
"Dhe ky nuk është një shpend i vogël, është një zog i madh, i mrekullueshëm ", tha ajo në një deklaratë për lajmet.
Lëvozhgat e fosilizuara të vezëve ishin të datuara me karbon si pjesë e studimit, dhe moshat e tyre varionin nga 18,000 në 6,000 vjeç. Njerëzit besohet se i kanë zbutur pulat e para jo më herët se 9,500 vjet më parë.

Studiuesit thanë se zogu mund të jetë agresiv, një burrë në Florida u vra nga sulmi i shpendit në vitin 2019. Sot, cassowary është vertebrori më i madh i Guinesë së Re, dhe pendët dhe eshtrat e tij janë materiale të çmuara për të bërë zbukurime trupore dhe veshje ceremoniale. Mishi i shpendëve konsiderohet si më delikati në Guinenë e Re.
