Merkato e verës, Interi fitoi më shumë nga të gjithë. Roma e Milan me “pullë” të kuqe
“Tifosy”, shoqëria lider në konsulencën sportive në aspetin financiar për klubet e futbollit ka përpiluar një tabelë të klubeve italiane që kanë fituar më shumë nga merkato që sapo u mbyll.
Klasifikimi nga “Tifosy” është realizuar duke marrë në konsiderate fitimin neto mes shitjeve dhe blerjeve të lojtarëve nga 20 klubet e Serisë A, shkruan Ora News.
Kjo renditje nxjerr vetëm fitimin e ekipeve nga merkato e verës dhe nuk do të thotë që nëse bilanci është negative, situata të jetë detyrimisht negative. Psh rasti i Milanit dhe Juventusit të cilët edhe pse nuk kanë bërë blerje të shtrenjta, kanë liruar buxhetin e pagave duke larguar paga të rënda si ajo e Ronaldos te bardhezinjtë apo Donnarummas dhe Calhanoglu te kuqezinjtë.
Duke u rikthyer te renditja, klubi që ka fituar më shumë dhe që ka mbyllur merkaton me më shumë fitim është Interi. Padyshim, shitja e dy lojtarëve të rëndësishëm si Lukaku dhe Hakimi ka mbushur arkën e klubit dhe ka sistemuar llogaritë financiare të ekipit që zotërohet nga kinezët e Suning. 161.1 mln Euro neto është fitimi që ka patur Interi i cili ndiqet nga Udinese me një fitim neto prej 53.5 mln Euro.
Empoli dhe Torino janë ekipet që kanë mbyllur merkaton me fitim por po të shikosh renditjen, 4 të fundit janë disi problem pasi Napoli, Atalanta, Roma dhe Milan e kanë mbyllur me minuse të mëdha merkaton e verës.
Renditja e përgjitshme e klubeve italiane pas mbylljes së merkatos:
Inter: 161,1 milionë Euro
Udinese: 53,5
Empoli: 19,2
Torino: 6,1
Juventus: -0,5
Salernitana: -0,8
Sassuolo: -3
Lazio: -5,2
Sampdoria: -6
Fiorentina: -6,2
Cagliari: -7,5
Bologna: -8,4
Verona: -12
Genoa: -13,6
Venezia: -17,1
Spezia: -19
Napoli: -19,6
Atalanta: -30,6
Milan: -69,2
Roma: -95,5.
