Video/ Juventusi nuk fal në Champions, dominon Malmon. Lukaku shpëton Chelsean
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2021, 22:54
Në Serinë A, Juventusi ka bërë një nisje katastrofike por në Champions League, bardhezinjtë nisën aventurën e tyre pa Ronaldon me një fitore të pastër dhe të thellë 3-0 në transfertën ndaj Malmos.
Shumë të fortë italianët për një ekip si Malmo ku gjithçka u vendos në pjesën e parë pasi Alex Sandro në 23’, Dybala në 44’ dhe Morata në 45+1’ vulosën fitoren 3-0 në Grupin H.
Po për këtë Grup, Chelsea startoi me një fitore të vështirë 1-0 në “Stamford Bridge” ku gjithçka e vendosi i përhershmi Romelu Lukaku me një gol në 69’ nga belgu.
Kampionët e Europës në fuqi e nisën kështu mbrojtjen e titullit duke mposhtur Zenitin përpara tifozëve të tyre dhe tashmë ndajnë kryesimin me Juventusin.