"Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime", Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës
Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka dhuruar 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës, pasi nuk ka furnizime mjaftueshëm.
Me këtë rast këngëtarja ka bërë thirrje publike për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, që të ndihmojnë sado pak spitalin e Dibrës.
“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në InstaStory.
Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin.
Deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga artistja 32 vjeçare.

Së fundmi, Bebe Rexha është paraqitur në Itali për Javën e Modës. Këngëtarja nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj shqiptare. Përkundrazi në çdo rast, ajo ka promovuar rrënjët e saj, kulturën dhe bukuritë e Shqipërisë.

Para një viti Bebe Rexha erdhi në Shqipëri, në fshatin Bubq për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, 2019.
