Tuna shkon në Siri për të ndihmuar fëmijët e luftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2021, 14:39
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Tuna Sejdi, ka shkuar në Siri për të ndihmuar fëmijët e prekur nga lufta dhe fatkeqësitë natyrore.
Tuna ka shkuar në Siri si pjesë e organizatës “For Children Smile”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Sakaq, këngëtarja nuk ka qenë aktive në industrinë muzikore, pasi ka kohë pa nxjerrë projekte muzikore.
