Gay më i bukur në Itali për 2021 është ky 29-vjeçar nga Torino
Një 29-vjeçar nga Torino është homoseksuali më i bukur në Itali i vitit 2021.
Muskuloz, me mjekër dhe me një buzëqeshje të bukur, Pier Paolo Catacchio u shpërblye fundjavën e kaluar, në mjedisin gazmor të MamaBeach of Torre del Lago në Toscana, si homoseksuali më i bukur në Itali.
Ai parakaloi para jurisë me veshje mbrëmjeje, dite dhe kostum banje.
I martuar prej katër vitesh me Fernandon, një 28-vjeçar me origjinë braziliane, suksesin ia dedikoi atij.
"Është një nga ato momentet që e mbani me vete përgjithmonë! - shkruajti Pier Paolo në Instagram.
"Faleminderit atyre që më zgjodhën mua, atyre që organizuan ngjarjen, atyre që e prezantuan atë dhe sponsorëve për çmimet e mrekullueshme. Sidoqoftë kjo shkon për burrin tim pa të cilin nuk do të isha personi që jam sot".


