E rrethuar nga 10 mijë trëndafila e qirinj dhe një unazë me diamantë 2 mln $, S'ka dyshim, ajo tha PO!

Miliarderi themelues i PrettyLittleThing i propozoi të dashurës së tij modele, Nada Adelle, në një ceremoni ekstravagante me një unazë diamanti 21 karatësh, që kap vlerën e 2 milionë dollarëve bëjnë të ditur mediat britanike.

Propozimi për martesë u bë në godinën e Teatrit të Operas Monte Carlo, të cilin  ai e kishte marrë me qera pikërisht për këtë moment.

Umar e mbushi teatrin historik me 10 mijë trëndafila, dhjetra qirinj e 25 muzikantë luajtën muzikën e “E bukura dhe bisha” ndërsa 27 vjeçarja Nadia hyri në teatër.

Nada kishte veshur një fustan të bardhë që kushtonte 2 500 dollarë ndësa Umar një kostum mbi 5 mijë dollarë dhe një orë   “Patek Philippe” që kushton 1 milionë dollarë.

Familja e Umar e nisi biznesin nga një kioskë e vogël Manchester për tu bërë multimilionerë, raporton Daily Mail.