Tom Cruise i grabisin BMW-në luksoze me mijëra paund mallra brenda

Makina, BMW, e aktorit hollivudian, Tom Cruise, është grabitur ndëra aktori po bënte xhirimet e serialit "Mission: Impossible 7".

The Sun shkruan se makina  me mijëra paund mallra brenda e aktorit është marrë nga ambientet e jashtme të një hoteli, ku po bëheshin xhirimet për serialin.

Tom Cruise i grabisin BMW-në luksoze me mijëra paund mallra  brenda
Thuhet se mjeti i vjedhur ishte një BMW X7

Megjithatë makina e aktorit u gjet pak vetëm pak orë pas vjedhjes, tha policia e west Midlands.

Një pjesë e qendrës tregtare të Grand Hotel është mbyllur nga e diela deri të mërkurën, për të dhënë hapësirë për xhirime e serialit.