Plazh në liqenin e Merhojës, Belsh
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 1 Gusht 2021, 15:05
Si një mënyrë për të kaluar ditët e nxehta të verës pa kosto të madhe ekonomike dhe duke shijuar freskinë e ujit, shumë pushues kanë zgjedhur të relaksohen në liqenin e Merhojës në Belsh.
“Është pastër, është bukur” thonë disa turistë.
Pamja e mrekullueshme, shërbimi, ajri i pastër bën që turistët të ftojnë miqtë e tyre për të kaluar disa ditë pushimi në të.
Investimet në këtë aks rrugor ka bërë që ofertës për turizëm në Shqipëri ti shtohen dhe liqenet në zonën e dumresë. E kësaj situate i janë përgjigjur dhe banorët e zonës duke shtuar investimet për pritjen e pushuesve.
