Sarandë/ Prodhim plot por s'ka treg
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 1 Gusht 2021, 15:16
Mungesa e një tregu ku të shesin produktet e tyre është pengesë për banorët e fshatit Kalasë në Sarandë.
Puna në bujqësi ka dhënë frytet e veta, por pa mundur të nxjerrin përfitime.
Ata shprehen se largësia me qytetin e bën të pamundur shitjen e prodhimeve për të cilin kanë punuar gjithë vitin.
Banorët iu bëjnë thirrje instancave shtetërore të mundësojnë një treg ku të mund të operojnë, në mënyrë që mundi i tyre të mos hidhet poshtë.