Fier: 30 mijë metra kub dhé mbulojnë flakët tek fusha e mbetjeve, Nga nesër mbetjet në incenerator

Në ditën e gjashtë është mbuluar tërësisht me dhé fusha e mbjeteve urbane në Fier, duke shuar zjarrin dhe tymin toksik që u kthye në tmerr për banorët e zonave përreth por dhe të githë qytetin e Fierit.

Pamjet me dron sot tregojnë se fusha gati 80 mijë metra katrorë është mbuluar me dhe.

 “Janë hedhur 25- 30 mijë metra kub dhera,” thotë kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe garanton “Përfundimisht e gjithë fusha është e kapsuluar me dhe dhe nuk  përbën asnjë rrezik për ndezje apo vetëndezje. Fusha e mbetjeve është vënë në kontroll të plotë”

Fier: 30 mijë metra kub dhé mbulojnë flakët tek fusha e

Inceneratori

Me mbulimin me dhé do të marrë fund dhe depozitimi i mbetjeve thotë kryebashkiaku duke lajmëruar se nesër vihet në punë inceneratori.

“Këto ditë kanë qenë intensive edhe me koncesionarin dhe kemi rënë dakord nga nesër pasdite të gjithë mbetjet që mblidhen në bashkinë e Fierit do të shkojnë në incenerator.

Subashi thotë se në këtë fushë nuk do të ndërpritet puna deri në mbulimin total me dhe deri në trashësinë që është e nevojshme.

”Pas kësaj faze pastaj do të vijojmë me fazën tjetër që përkon me vjeshtën me mbjelljen e 7 mijë pemëve në këtë fushë”

Bilanci

Për 5 ditë fusha e mbetjeve me sipërfaqe 80 mijë metra katorë u përfshi nga flakët duke mbuluar të gjithë Fierin me një tym toksik.  Është një fushë mbi 70 vjeçare ku janë depozituar mijëra tonelata mbetje në vite.

Janë hedhur 25- 30 mijë metra kub dhera.

Është punuar 10 kamionë, 5 eskavatorë e tre fadroma.

PD shprehet se katastrofa mjedisore është për faj të mafies së inceneratorëve. Dje deputetët e  Partisë Demokratike kujtuan se kanë denoncuar në SPAK atë që quan aferë të inceneratorëve, dhe i kërkojnë të veprojë me urgjencë.

Zjarret

Sipas drejtorisë së Mbrojtjes Civile në bashkinë Fier në ditën e sotme nuk ka pasur asnjë vatër zjarri. Te gjitha zjarret e evidentuara në këtë javë janë shuar por nga zjarret ne Cakran, Gjorgoz, Lalar, Kreshpan, Vjosë janë djegur rreth 70 ha me pyje e kullota, ullishta dhe vreshta.

Fier: 30 mijë metra kub dhé mbulojnë flakët tek fusha e