Vrau 9 mace me thikë, burri dënohet me 5 vite burg

Një roje sigurie është dënuar me 5 vite burg pasi ka vrarë me thikë 9 mace.

Mësohet se Steven Bouquet ka therur në total 9 mace midis periudhës tetor 2018 dhe qershor 2019, në Brighton të Anglisë.

Ndërkohë akuzohet se  ka plagosur me thikë dhe 7 mace tjera. Bouquet, i quajtur  si "Vrasësi i maceve në Brighton", u dënua me pesë vjet e tre muaj burg nga Gjykatën e Hove Crown.

Pavarësisht dënimit, vrasësi ka mohuar krimin në gjykatë, shkruan BBC.