Krim brutal mes elitave pakistaneze: I riu i pret kokën e vajzës së ambasadorit

27 vjeçarja, Nur Mukadam, vajza e ish-diplomatit pakistanez u vra në mënyrë barbare nga një shtetas amerikan dhe pasardhës i një nga familjet më të pasura në Pakistan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 korrik. Policia ka akuzuar si autor kryesor të krimit shtetasin amerikan, Zahir Jaffer.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë miq dhe se Zahir ka mikpritur në shtëpinë e tij, në Korenë e Jugut, për dy ditë vajzën e ish-ambasadorit pakistanez dhe më pas e vrau atë në mënyrën më brutale të mundshme.

Ngjarja e rëndë shkaktoi reagimin e menjëhershëm të qytetarëve pakistanez, të cilët dolën nëpër rrugët e vendit për të protestuar.

Përballë zemërimit publik, familja Jaffer publikoi artikuj nëpër gazetat e vendit, për të sqaruar se nuk ka gisht në krimin që i biri kreu, duke u distancuar nga vrasja dhe duke bërë thirrje për drejtësi.