Një replikë me fjalën e Tomorr Alizotit në Kuvendin Kombëtar

Tomorr Alizoti, në min e 6:30 sekonda të fjalimit tij në Kuvendin Kombëtar të PD tha: “Kjo parti u krijua si përfaqsuese e shtresës më dinjotoze të Shqipērisë. Kjo parti nuk ka qenë kurrë parti e spiunëve.”

E dëgjova me vëmëndje Zotin Alizoti.

1. Alizoti duhet ta këtë të qartë, se PD u krijua nga komunistët dhe spiunët e Sigurimit të Shtetit ashtu si të gjitha partitë e pluralizmit shqipëtar të 1990, që u krijuan brënda nate nga regjimi Alisë, si diversion i lirisë dhe bllokim real të pluralizmit dhe marrjes së ekonomisë. Ky ishte roli i PD me “idealet” e dhjetorit me 7 spiunë dhe shtatë anëtarë të PPSH me në krye liderin historik të PD-së, dhe studentëve, që ngazellu fytyrën e Alizotit , kur hyri në sallë Sali Berisha në kuvend.

2. Alizoti, mund të bëjë demagogji me të “djathtën dhe persekutimin” sa të dojë, por faktikisht është anëtar i një grupi Parlamentar dhe një partie, që edhe sot, ka ish-komunistë dhe ish spiunë të Sigurimit në grupin e saj parlamentar dhe Këshillin Kombëtar të PD të sapo zgjedhur.

3. Zoti Alizoti, thotë se në PS janë bijtë e baballarëve të pushtetit të djeshëm, Dakort. Por Alizoti, ka një double standart në puritanizmin e tij “antikomunist”, ai nuk numëron se sa bij ish-funksionarësh të nomenklaturës komuniste ka sot ne PD, bile dhe njerëz vetë që kanë qenë në shërbim të propogandës së regjimit, si sekretar partie, spiunë Sigurimi apo në Institutin Studimeve Marksiste Leniniste me shoqen Nexhmie Hoxha.

4. Alizoti, nuk I bëri asnjë grafi mendësisë dhe formave autoritariste të funksionimit të PD. Asnjë grafi modelit që krijoi PD me masakrën zgjedhore gjatë qeverisjes saj, sidomos zgjedhjet e 1996. Pas këtyre zgjedhjeve Shqipëria nuk ka pasur më zgjedhje të lira e të drejta, por vetëm masakër zgjedhore nga ata që kanë pasur e kanë pushtetin. Për turpin e partisë së Alizotit dhe gjithë klasës politike, zgjedhjet më të lira pas 1990 me shpalljen e pluralizmit nga Ramiz Alia, mbeten zgjedhjet e 92. Askush nuk analizon pse? Sepse, Alia, dorëzojë pushtetin tek strukturat dhe njerëzit e regjimit, komunistët dhe sipiunët e Sigurimit e “pluralizmit” me në krye PD.

5.Më ka ngelur në mëndje, kur PD u fut në ÇADÈR, dhe pastaj kryetari Alizotit, ja bëri qe “qe palla” Edi Ramës, në ish zyrën e shokut Enver, dhe ky Alizoti, nuk thotë një fjalë… ky Alizoti, “antikomunist” , lexonte pjesë nga libri “Fillimet” të spiunit “Çiftelia”, Preç Zogaj, në krah të tij, një libër kryekëput me gënjeshtra për një kohë që e kemi jetuar vetë dhe kemi qenë aktor në ato ngjarje.

6. Alizoti, foli për mafian dhe drogën lidhut me pushtetin-politik dhe oligarkët. Nuk na përmendi asnjë emër. Nuk na tha për rolin që ka pasur PD kur ishte në pushtet në përkrahjen dhe përdorimin e krimit, lidhjet me oligarkët dhe pasurimin e tyre me paranë publike.

7. Alizoti, nuk na tha asnjë fjalë për pasuritë dhe luksin e politikanëve të PD duke filluar që nga Sali Berisha deri sot ke Luli.

Alizoti, na tha; se pjesa më dinjitoze e shoqërise ishin shtresa e të persekutuarve që përfaqsoheshin dhe përfaqsohen nga PD.

a) Qënia i persekutuar jo domsdosmërisht të bën me dinjitet, të zgjuar, intelektual, politikan apo … kjo është një mënyrë gjykimi tipik komunist, ku njerëzit gjykohen në bazë të grupimeve politike, fetare, sociale, kulturore, ideologjike . Zoti Alizoti, në retorikën e tij kommuniste-antikomuniste, i heq njeriut të drejtën e individualitetit dhe lirisë së medimit. Ky është gjykim komunist, autoritarist, prejudice-ist.

8. Zoti Alizoti, duhet të dijë, se platforma e Sigurimit Shtetit, ishte e tillë që bashkëpuntorët të rekrutoheshin nga shtresat me “biografi të keqe”, me metoda shtrënguese, psiqike, me vullnet të lirë, tek njerëz me karakter të dobët pa moral, e.t.c. Pra, kur ti hyjë këtij hesapi, duhet të jetë më i ushtruar për arithmetikë të thjeshtë, sepse rezulton që bashkëpuntorët janë më të shumtë nga ajo shtresë.

9. Dinjiteti dhe karakteri njeriut është individual dhe nuk është tipar turmëtor si e paraqesin diktaturat, athoritarizmat dhe Alizoti, njeriu i “lirisë” !!! Gjykimin me biografi klasore e kemi pasur 45 vjet në komunizëm, l ka ngelur ora Alizotit, dhe partisë tij si retorikë komuniste-antikomuniste pasi janë peng i kompleksimit.

10. Përsa i përket shtresës së persekutuar si shtresa më “dinjitare dhe me vlera, karakter dhe dije” le të lexojë librin e Dom Simon Jubanit, “armikut” të PD, të cilin, Sali Berisha, e izolojë dhe i zhduku dhe librin nga librarite, dhe sốt nuk pëmendet dhe gjindet kërkund.

Unë nuk i gjykoj ata që u bënë bashkëpuntorë dje në burgje me metoda shtrënguese dhe presione psikologjike, por ata, “ende sot nuk janë çliruar nga deklarata e bashkëpunimit” shkruan Dom Simon Jubani.

Është e pakonceptueshme dhe e rëndë që ish-rekrutuesit i shtrëngojnë ende sot me dosjet dhe i venë në shërbim ish-bashkëpuntorët, duke I kërcënuar me deklaratën e bashkëpunimit. Kjo sepse partia e Zotit Alizoti, e filloi me devizën “të gjithë bashkëvuajtës të gjithë bashkëfajtorë”

Kjo është dhe një arsye shumë e fortë pse duhen hapur dosjet e bashkëpuntorëve të Sigurimit, që janë sot kudo, në partitë politike të gjithë bandave politike përfshi dhe PD-në, në media, në administratë, në gjyqësor e kudo, dhe janë pikërisht këta që kanë ushtrua korrupsionin galopant në qeverisje dhe lidhjet media-politikë.

Retorika e Alizotit, në Kuvendin Kombëtar ishte pa ide, pa sinqeritet, pa strategji. Thjeshtë një; më ka çuar nona me la gojën.

Nga libri "Burgjet e Mija" të Dom Simon Jubanit disa pasazhe me rëndësi ...

Ata pak që nuk u dorzuen dhe nuk pranojshin kursesi me u ba spiuj te qeverisë e kishin e kan ndërgjegjen të qetë

Spiunazhi

Deri më 1989 të gjithë spiujtë u falën dhe dolën, ndonëse nuk mujten me u clirua nga Deklarata e bashkpunimit me sigurimin, që e kishin nënshkrue njëhere e përgjithmonë, në shkrim prej të cilit nuk do të shpëtojshin gjith jetën, që do të randonte mbi ta ma keq se rrasja vorrit. Spiujtë e vijojnë dhe sot e kësaj dite zanatin e tyne ; në të gjitha poret e shoqnise shqiptare, prej qeverie e në kishë.

Burrel

Të njëjtat mure të njëjtat fytyra, të njëjtit tela, të njëjtit spiuj, shokët tonë, që na terrorizojshin, na paditshin , na vidhshin, na rrishin, na delshi deshmitar. I shifshim ndërsa shkruejshin paditë kundër nesh bash nje ata që ndajshim vuejtjet në emër t'nji jetë ma t'mir.

Ngatërroheshin kështu ernat ma të pështira që ka nuhat ndonjëherë hunda njerzore: erë hudrash, gëlbazë, qyrrash, kambësh të palame, trupash të mbushuna me morra e me varre, dhambësh të mykun qe e lëshojshin gjith dumën e tyne përjashta, për shkak se njerzit të ftohun sic ishin detyroheshin me marre fryme me goje hapur.

Kur rashë së parit në burg, isha naiv: mendojsha se atje brënda të gjith janë njerëz idealesh. po sishte ashtu. Shume shpejt naiviteti em do bahej hi e pluhun, për të më zbulue para syve të hapun spiuj, imorala, hajna, sëmundje burgu këto.Këtyne u shtoheshin edhe të tjera, qe merreshin tuj e ndejë megjithe fare fytyrash....

Delte, pra, prej burgut, i perkryem: njeriu vertete i ri kriujuem prej komunizmit i zoti me ba gjithcka.

Si ishte i organizuar spiunazhi ne burgun e Burrelit

Po, kishte dhe qeveri te brendshme. Ndër oda, korridore e në oborr të burgut ishin mbrapavia, ose qeneria, sic i quante një mik i emi nga jugu. Ishin shokët tonë të mjerimit kthye në persekutorë. Kishin rrogë, ushqim special, veshmbathje të posacme nga drejtoria burgut, të cilës i epnin informata të përditshime.

Parlamenti dhe kabineti i këtyne zotnive gjindej në zyren e përkthimeve, ku punojshin për Ministrinë e Punëve te Brendeshme. Intelektualët e burgut, spiujt me shkollë, kryesoheshin prej spiunit me të rafinuem, 24 karatësh, Pjeter Arbnorit, Pjeprit sic e tallshim ne ku prej burgut na u naltue ne maj te popes se parlamentit.

Mbas zyrës përkthimeve vishin, spiujt e tjerë pa shkollë; kuzhunieri, pastruesi, marangoni, këpuctari, rrobaqepsi, llogaritari,magazineiri

Ata pak që nuk u dorzuen dhe nuk pranojshin kursesi me u ba spiuj të qeverisë e kishin e kan ndërgjegjen të qet.