Deko(mut)nistizimi ne Demonshkërdhatokraci
Dekorata të larta për filmat e realizmit socialist në kuadrin e deko(mut)nistizimit të Shqipërisë.
Presidenti Meta, paska dekoruar sot filmat e Kinostudios Shqipëria e re Mëngjese lufte, Miqësi revolucionare, Detyrë e posaçme, Fortuna, Malësorët pas komisarëve, Tinguj lufte,Taulanti kërkon një motër.
Lart flamujtë e aksioneve, Mimoza Llastica, Enver Hoxha Tungjatë jeta, Në çdo stinë, Përballimi, Katër këngë për partinë, Fitimtarët, Horizonte të hapura e...
1. Vazhdon dekorimi nga presidenca i të njëtëve njerëz nga dy tre herë për të njëjtën vepër apo akt, duke u shkelur dhe vetë protokollin presidencës.
2. Ajo që është dhe më e rëndë, vazhdon vlersimi i figurave që kontribuan me veprat e tyre në regjimin kommunist dhe sidomos arti dhe letërsia qe ishin në funksion të partisë dhe shkout Enver, për shpëlarjen e truve të njerëzve nëpërmjet demagogjisë dhe propogandës artistike sipas vijës së partisë dhe udhëheqësit të “lavdishëm” sh.Enver.
Të gjitha qëndrat e artit dhe Lidhja shkrimtarëve dhe artistëve sipas modelit të Zhdanovit të sovjetëve, kishin të shkruar me gërma të mëdha në hyrje: “Shkrimtarët dhe artistët janë ndihmës të partisë.” Enver Hoxha
3. Ironia është se në një kohë që të gjitha institucionet, kultura, arti, shoqata, media, fondacione flasin për deko(mut)munistizim, sjellin në media dhe studio televizive me vlerësim duke projekttuar si modele dhe me nostalgji “ndihmësit e partisë” si “antikomunist” me shërbëtorët dhe artin e realizmit socialist.
4. Fatkeqësisht edhe te persekutuarit dhe ata që pretendojnë sot si "antikomiste" dje, janë prehë e së njëjtës kulture dhe veprojnë dhe shkruajnë si triumf “antikommunist” në antipodin antikomunisto-komunist me të njëjtin format dhe metodë dhe strukturë mendimi.
5. Përsa I përket dekorimeve, e kam thënë edhe herë tjetër, Presidenca, le të nxjerrë një tezgë të madhe si tezgat e Gabit, përpara Presidencës, dhe kush të kaloj aty pari le të tërheq një dekorate dhe të lëshojë ndonjë 10 mije leksh në kaçilen e Presidencës kaçile.
Shikoni këtë ftesë të premirës së filmit në çdo stinë se çfarë shkruhet.
