Armela ta gëzojë detyrën që ja dha parlamenti monist, peshqesh edhe nga ambasadorët

Doni më prova për të kuptuar se kush nuk i pyet fare ambasadorët e huaj?!

Po kur i thonë “aleatët tanë”? Hahahahahahahahahahah

Ai as i ka pyetur ndonjëherë e as ka ndërmend ta bëjë. Dhe zotin ja luan, me thënë të drejtën!

Ai thjesht i përdor ata, ambasadorët pra, që nuk rreshtin së bëri zëdhënien e atij që nuk i pyet…

Nuk kam asnjë surprizë, por thjesht desha tu sjell në vemendje atyre trutharëve që besojnë se ambasadorët kanë çdo gjë në dorë në këtë vend…

Tjetër kush i ka frerët e kërij vendi në dorë. Merruni me të po deshët të merreni. Përdryshe, mos na hapni barkun me aleatë e ambasadorë!

Nuk qeveriset asnjë vend në këtë rruzull nga ambasadorët. Asnjë! Dhe Shqipëria nuk është përjashtim.

Ndërkohë Armela ta gëzojë detyrën e re që ja dha sot parlamenti monist, të cilin e kemi peshqesh edhe nga ambasadorët…