Pse jo?! Influencerja Carla Bellucci do të lindë djalin në transmetim të drejtpërdrejtë për 12 mijë euro

Gjithçka është kthyer në biznes. I tillë është edhe vendimi i 39-vjeçares, Carla Bellucci, modele dhe influencere angleze, për të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt në një transmetim të drejtpërdrejtë për 12 mijë euro dhe që pritet të shkaktojë jo pak debat.

39-vjeçarja ndiqet shumë në Instagram por mbi të gjitha në OnlyFans, një platformë e përhapur në Mbretërinë e Bashkuar që i lejon të postojnë përmbajtje dhe të fitojnë falë shikimeve të përdoruesve. Për të raportuar lajmet është tabloidi  Daily Star.

Më herët njoftimi për shtatzëninë e katërt kishte rritur të ardhurat dhe famën e modeles dhe influenceres. 

Ideja e transmetimit të lindjes në internet lindi nga kërkesa e një fansi, i cili i ofroi asaj 10 mijë paund (rreth 12 mijë euro) për të transmetuar drejtpërdrejt lindjen e foshnjës së saj. 

Në këtë pikë, ajo vendosi të shpërndajë ftesën për abonentët në kanalin e saj dhe të propozojë oferta për të ndjekur momentin në të cilin djali i saj do të vijë në këtë botë.

"Unë jam një grua biznesi dhe kam nevojë të fitoj para", tha Carla Bellucci, e cila pas njoftimit të shtatzënisë së saj thotë se jetoi "muajt më të mirë". 

"Unë madje mora kërkesa për të shitur qumështin tim të gjirit, të cilin unë as nuk e dija se ishte e mundur", tha ajo për Daily Star. 

Bellucci shtoi më tej se fitoi mbi 3,000 paund ditën kur zbuloi shtatzëninë.

"Tani ata më kanë ofruar 12,000 euro për të transmetuar lindjen e fëmijës tim. Dhe thashë me vete: pse jo? ”

“Shumë njerëz lindin në programe televizive dhe dokumentarë, nuk shoh ndonjë ndryshim. Jam e sigurt që ata as nuk paguhen ”, tha 39-vjeçarja në përgjigje të kritikave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Carla Bellucci (@officialcarlabellucci)