U përplas 27 herë në dysheme gjatë stërvitjes së xhudos, 7-vjeçarit i heqin spinën pas 71 ditësh në koma

Një djalë shtatë vjeçar, i cili u përplas në dysheme 27 herë gjatë praktikës së xhudos nga trajneri dhe shoku i tij i klasës ka ndërruar jetë në Tajvan.

Në prill të këtij viti ai kishte pësuar hemorragji të rëndë në tru pas stërvitjes së dhunshme në klasën e xhudos.

Djali, i cili nuk është identifikuar, më vonë hyri në koma.

Prindërit e tij vendosën ti tërhiqnin spinën pas 70 ditësh, sipas raporteve të medias lokale.

Trajneri i djalit, rreth të 60-ave, është akuzuar për sulm fizik që rezultoi në plagosje të rëndë dhe përdorim të një të mituri për të kryer një krim, sipas mediave lokale.

Trajneri i identifikuar vetëm nga mbiemri i tij Ho, u lirua në fillim të këtij muaji me kusht prej 3583 dollarësh.

Pasioni për xhudon që i kushtoi jetën të miturit

Djali shtatë vjeçar kishte nisur kursin e xhudos më 21 prill nën mbikëqyrjen e xhaxhait të tij, i cili thuhet se e filmoi atë në klasë për t'i treguar nënës së tij se xhudo ishte potencialisht e papërshtatshme për të.

Një video shqetësuese që ka qarkulluar në internet, tregon atë duke u hedhur disa herë në tokë nga një shok i klasës më i madh se ai gjatë praktikës në xhudo.

Ndërsa mësimi vazhdon, ai dëgjohet duke bërtitur “këmba ime”, “koka ime” dhe “nuk e dua atë!” por trajneri i tij vazhdon ta urdhërojë të ngrihet në këmbë dhe i thotë djalit të madh që të vazhdojë ta hedhë atë përpara se të vazhdojë ta marrë dhe ta hedhë vetë në tokë.

Ka një debat të madh se pse xhaxhai i djalit nuk e ndaloi trajnerin, por ekspertët në Tajvan thonë se ekziston një nocion i ngurtë i respektit për mësuesit - që nganjëherë nënkupton pranimin e autoritetit të tyre pavarësisht nga rrethanat.

Nëna e djalit u tha gazetarëve se xhaxhai i tij ndihej "tmerrësisht keq për atë që ndodhi".

Më vonë u zbulua se trajneri ishte i palicencuar.

"E mbaj mend akoma atë mëngjes kur e çova në shkollë", kishte thënë nëna e tij më herët. 

"Kur u kthye tha,"Mama lamtumirë".

Të martën në orën 21:00, Spitali Fengyuan njoftoi se presioni i tij i gjakut dhe nivelet e rrahjeve të zemrës po binin. 

Pasi mjekët folën me familjen e tij, ata ranë dakord të tërhiqnin mbështetjen artificiale që po e mbante në jetë.

Në mediat sociale tajvaneze pati reagime të shumta.

Disa të keqardhur për vuajtjen e vogëlushit shkruanin me hidhërim: "Tani nuk ka më dhimbje, vëlla i vogël".

Të tjerët bënë thirrje që të ndërmerren veprime më të ashpra kundër trajnerit dhe t'u jepet dëmshpërblim prindërve të djalit.