Zgjati më shumë se dy orë protesta e sotme e cila me përjashtim të tensioneve per disa minuta para parlamentit në përgjithësi kaloi e qetë. E ndërsa pritej që kryetari i PD-së Lulzim Basha të dilte nga selia për tiu bashkuar protestuesve ora (19: 20) nga presidenca u shpërnda deklarata për shtyp që njoftonte vendimin e kreut të shtetit të shfuqizonte dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019.

"Anulimi i 30 qershorit është porva e parë e forcës tonë të bashkuar por nuk është fundi i betejës" deklaroi kryetari i PD-se Lulzim Basha ne fjalimin e tij te mbajtur ne mes protestuesve para kryeministrise. 

Më pas protestuesit me dritat e celulareve ndezur marshuan drejt parlamentit.   "Së shpejti do të jetë parlamenti i sovranit" u tha Basha protestuesve.

Para parlamentit (ora 20: 50) situata u tensionua për gati 30 minuta. Protestuesit hodhen mjete piroteknike drejt oborrit të Kuvendit. Nga ana e saj policia iu pergjigj, dy tre here gaz lotsjellës dhe ujë. Në këto kushte presidenti përcolli një tjetër thirrje udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën dhe qytetarët të shpërndaheshin paqësisht.

Në atë moment kryetari i PD-së iu drejtua selisë PD për të mbajtur dhe fjalimin e mbylljes. Basha beri apel per tu ulur ne dialog




Ora News percjell live 

Ora 21:30 Bardhi para parlamentit: Tërheq protestuesit e fundit

Pas mbylljes së protestës para PD-së, organizatori i protestës Gazmend Bardhi iu drejtua ambienteve para Parlamentit për të tërhequr protestuesit e fundit.

Gazmend Bardhi: I bëj thirrje qytetarëve që nuk kanë kryer asnjë akt dhune që pavarësisht të provokimeve të tërhiqen që të mos vënë në jetë skenarin për dhunë të Edi Ramës. I vetmi që ka skenar dhune është Rama. 

Ta harrojë se mund ti dhunojë shqiptarët. Nga sot mund të bëjë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.

Ora 21:10 Sheshi perpara oborrit te  parlamentit zbrapest ne momentin kur policia hedh gaz lotsjelles por me pas, kur gazi lotsjelles shperndahet grupe protestuesish afrohen dhe hedhin fishekzjarre dhe mjete piroteknike drejt oborrit te Kuvendit. 

Ora 21:05 Situate e tensionuar para parlamentit. Portestuesit hedhin mjete piroteknike drejt oborrit te Parlamentit. Nderkohe qe kjo i kunderpergjigjet me gaz lotsjelles dhe me uje. Gjithashtu degjohet me megafon thirrja e policise per te ndaluar sulmin. 

Ora 20: 59  Policia shperndan protestuesit me gaz lotsjelles dhe uje. 


Ora 20: 57 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i bën udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën para Parlamentit dhe qytetarët të shpërndahen paqësisht

Ora 20: 53  Protestuesit hedhin shashka dhe fishekzjarre drejt oborrit te Parlamentit.  

Ora 20: 40 Me dritat ndezur të celularëve protestuesit po marshojnë drejt Parlamentit. Nga ora 19:00 deri ne oren 20: 41 qendruan para Kryeministrise ku u mbajt dhe fjala e kryetarit te PD-se, Lulzim Basha. 

"Anulimi i datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nuk është fundi i betejës sonë" u shpreh Basha. 

Pak minuta para se të niste protesta presidenca beri publike vendimin per shfuqizimin e dekretit per daten e zgjedhjeve, 30 qershor.

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se do ti përgjigjet çdo akti dhune. Në kundërpërgjigje, opozita tha se policia po dezinformon pasi protesta do të jetë paqësore.

Deri tani protesta ka qene e qete. 


Ora 20: 15 Kryetari i PD-se po mban fjalen: Ndryshimi po vjen. Fale vendosmerise tuaj te pathyeshme presidenti ka marre vendimin per anulimin e 30 qershorit.

Turma therret: Fitore fitore

Kryetari i PD-së deklaron: Anulimi i datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nuk është fundi i betejës sonë.



Ora 19: 40  Çdekretimi i datës së zgjedhjeve, Kryemadhi: Asnjë ndikim te Meta, 2 javë pa e takuar

Monika Kryemadhi ndërsa marshonte nga selia e LSI-së drejt Kryeministrisë për protestën u njoh edhe me vendimin e Presidentit, njëherësh bashkëshorti i saj, për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve.

Ora 19: 33 Rama këmbëngul: Më 30 qershor do ketë zgjedhje, nuk janë as të presidentit as partive

Ora 19: 32  Meta shfuqizon dekretin per daten e zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta  shfuqizon dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019. Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

 " Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë; Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;Duke marrë  përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse" thuhet ne deklaraten e Presidentit.   

Ora 18:58 Hidhen shashka afër KQZ-së

Ora 18:30 Pemët para kryeministrisë freskohen me ujë që të mos digjen nga flakadanët


Ora 17:22 Nis grumbullimi i protestuesve në Elbasan

Ora 17:05 Basha: Protesta, e vetmja shpresë për një vend normal

Kryetari i PD-së Lulzim Basha sërish i ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës para Kryeministrisë.

“Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas! ShqipëriasiEuropa”

Ora 17:00 Nga Lezha dhe Korça drejt Tiranës

Të organizuar nga degët e PD-së, simpatizantë të opozitës janë nisur nga Korça dhe Lezha me autobusë, furgona dhe mjete private.


Ora 16:55 Baçi: Policia ka frikën e Ramës, nuk do ti’i lejojmë qytetarët të votojnë

 Ora 15:29  Protestuesit nga Berati nisen drejt Tiranës

Me një banderolë të madhe "Rama ik", nga Berati janë nisur protestuesit e parë drejt Tiranës. Nisja është bërë me autobusë dhe mjete të vogla.


Policia: Do veprojme ndaj dhunes

Kur kanë mbetur vetëm disa orë nga protesta e paralamëruar e opozitës e cila pritet të nisë në orën 19:00 policia e shtetit flet për informacione shqetësuese dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Jo vetëm kaq u bën thirrje dhe organizatorëve të  largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar.

Zv.drejtoresha e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj doli në një deklaratë për median për të informuar se policia disponon informacioneve shqetësuese për protestën sot.

Ajo u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit si dhe organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë


Basha: Asnje hap pas

Kryetari i PD-se Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestes sot para Kryeministrisë. Në një postim në Facebook tha se dërgimi i kësaj beteje drejt fitores është investimi më krenar për të ardhmen e fëmijëve.

"Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurt, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të çdo shqiptari. 

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas,"-shkroi Basha.

Kryeministria dhe Parlamenti rrethohen me gardhe metalike

Të paktën 1300-1500 efektive policie janë vendosur në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës pasditen e sotme.

Raportohet se një numër tjetër efektivësh, përfshirë të forcave të Rendit, FSHN-së, Repartit Shqiponja dhe RENEA-s, do qëndrojnë në gatishmëri nëse do këtë një përplasje të madhe apo del situata nga kontrolli.

Efektivët janë të komisariateve të kryeqytetit por në ndihmë të tyre do vijnë dhe policë nga rrethet për të mbrojtur Kryeministrinë, Ministrinë e Brendshme, Parlamentin dhe Kryesinë e Kuvendit.

"Qe prej mbremjes se djeshme jane instaluar prane kryeministrise, parlamentit apo dhe institucione te tjera qeveritare te cilat ishin objekt i protestës herën e kaluar kanë instaluar gardhin metalik" informon gazetari i RTV Ora, Besar Bajraktari 

Gjithashtu është bërë pastrimi i kamerave të sigurisë në shesh që shërbejnë për qartësi të aktivitetit të protestës, si edhe janë lyer shtyllat me graso që mos të dëmtohen kamerat nga protestuesit.



Protesta do të zhvillohet para kryeministrisë në orën 19:00.

Vendimi për të mbajtur protestën e sotme u mor menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës më 2 qershor.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave deri në largimin e qeverisë Rama.

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se në protestën e 8 qershorit: "Nuk do kërkojnë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë."

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e sapo kthyer nga një operacion i vështirë në Itali, tha dje se protesta e shtunës nuk është as protestë e LSI-së, as e PD-së, por është një protestë e qytetarëve të Tiranës, por edhe e gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur dhe për të protestuar.

Kryemadhi tha se largimi i Edi Ramës do të sjellë përfundimisht largimin e tranzicionit shqiptar.


/Ora News.tv/