Kur kanë mbetur vetëm disa orë nga protesta e paralamëruar e opozitës e cila pritet të nisë në orën 19:00 policia e shtetit flet për informacione shqetësuese dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Jo vetëm kaq u bën thirrje dhe organizatorëve të  largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar.

Zv.drejtoresha e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj doli në një deklaratë për median për të informuar se policia disponon informacioneve shqetësuese për protestën sot.

Ajo u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit si dhe organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar lirinë demokratike të tubimit dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunimin e organizatorëve për të shmangur dhunën gjatë saj. Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Po ashtu, nisur nga ngjarja e rëndë e protestës së kaluar ku protestues të dhunshëm goditën me shufra metalike protestues paqësorë, u bëjmë thirrje organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë.

Organizatoret te marrin pergjegjesite ne do veprojme

Policia i ben thirrje organizatoreve te marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës dhe se  është e përgatitur të reagojë në proporcion të plotë, me çdo akt dhune. 

"I bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë organizatorëve të marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës. Po ashtu ri-kujtojmë se përdorimi i mjeteve piroteknike është jo vetëm i paligjshëm, po edhe tejet i rrezikshëm për shëndetin e jetën e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve. Policia e Shtetit do t’i qëndrojë strikt parimit demokratik të proporcionalitetit dhe është e përgatitur të reagojë në proporcion të plotë, me çdo akt dhune. Po ashtu u kërkojmë qytetarëve të Tiranës, që nuk janë të interesuar  për protestën, të  shmangin lëvizjen në perimetrin e protestës së sotme, e cila do të jetë nën monitorimin  e plotë të Policisë." 

/Ora News.tv/