Basha: Anulimi i 30 qershorit nuk është fundi i betejës. Rama ik

Basha: Anulimi i 30 qershorit nuk është fundi i betejës. Rama ik

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga sheshi para kryeministërisë deklaroi se anulimi i datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nuk është fundi i betejës së opozitës.

Lulzim Basha: Mirëse keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur Shqipëria. 6 netë më parë u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arye për fjalë ndaj më lejoni të shpiegoj, arsyen pse po e marr fjalën sot. Kjo javë e mbushur me zhvillime në Shqipëri, Gjermani, Euriopë, të cilat jna ë të lidhurra me fatin e vendit tonë kanë marrë një kthesë nadj më lejoni ta nis duke ju falenderuar që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen. 

Ju jeni fuqia, forca dhe në këto momente që po flas, siç e keni dëgjuar falë vendosmërisë suaj Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit. 

Datës së planifikuar nga regjimi kriminalo-autokratik i bandës së Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, i erdh fundi. Kjo është vetëm rezultat i focës suaj të pathyeshme. 

Është forca e drejtësisë së kazuzës që dikton këto vendime. Le ta ndajmë me cdo shqiptar kudo që janë vendosmërinë tonë për ta cuar këtë betejë deri në fitore, Rama ik. E gjithë bota është tronditur këtë javë nga përgjimet e botuara nga "BILD". Faktoi përmes përgjimeve zyrtare, autentike të Prokurorisë se Rama është një kryeministër ilegjitim dhe qeveira ë tij është ilegjitime, që pushtetin e mori me krimin dhe me kriminelët. Sot bota e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjehdur nga mafia dhe jo populli. Sot iu hapën sytë edhe skeptikëve. 

Anulimi i procesit kriminal i 30 qershorit nuk ëhstë fundi i betejës sonë. Është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar për Shqipërinë si e gjithë Europa. Ju bëj thirrje mos ndërmerrni asnjë veptim që dëmton protestuesiot, apo vëllezrit tanë uniformë. Zemërimi juaj është ni ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë dhe lutet për dhunë, ky është Rama dhe banda e tij,Nuk do ti shpëtojë gjykimit të Europës. Gjykimi i popullit po vjen. Mos cënoni asnjë efektivë të policisë në uniformë, shumë shpejt ata do bashkohen për të shpëtuar qeverinë nga krimi. 

Basha: Edi Rama kryeministri i bandës së Avdylajve 

Lulzim Basha: Kryeministri i bandës së Avdylajve e mori pushtetin me dhunën e kriminelëve që kërcënonin votuesit e opozitës, paguanin për vota, bënin emërime dhe çemërime dhe i trajtonin adminitartorët e shtetit si zagarë të tyre. Rama ik. 

Me dhunë e ka marrë pushtetin dhe mendonte se me dhunë do ta mbante pushtetin, I kapi të gjitha Parlament e qeveri, Prokurori e Shërbim Sekret, kapi kushtetuesen, kapi drejtësinë banda e Avdylajve dhe Edi Rama. 

E ta dëgjojë thirrjen tuaj mbarë bota. Rama ik. Java që shkoi tronditi Europën. Tregoi të vërtetën e këtij sistemi kriminal. Ka një pengesë per hapjen e negociatave. Shqipëria nën sundimin e bërë njësh me krimin. Rama ik. Boll më me Shqipërinë që do Edi Rama. Boll më me Shqipërinë e një grushti zuzarësh në pushtet. 

Kush mendonte se PD dhe aleatët do futeshin në zgjedhje me një kryeministër të kapur në falgrancë me një kryeministër që ka vjedhur votat ka qenë shumë naiv. 

Kushdo që ka mbyllur apo mbyll sytë para diktaturës së krimit që ka vendosur Edi Rama, korrupsionit të Ramës, kapjes së shtetit bëjnë gabimin më të madh. Gënjen vetëvetën. Rama nuk mund të reformohet, emancipohet. Rama është koka e shtetit të bërë njish me krimin dhe duhet të largohet. Rama ik.

Ndaj në emrin tuaj dua të siguroj këdo për zotimin tonë të parë. Ditën e parë të kësaj beteje me 16 shkurt se ne nuk kërkojmë asgjë më shuëm sesa parimet, vlerat, normat dhe standardet demokratike.

Ky vend është mbajtur për një kohë të gjatë peng.

Ne nuk do të tërhiqemi, deri sa fitorja e popullit të bashkuar të marrë fund. Rama ik. Anulimi i 30 qershorit është prova e parë e forcës sonë të bashkuar, por është vetëm një hap i vogël para. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore. Ne jemi të vendour. Rama ik.

Fitorja e kësaj beteje është bekim për çdo shqiptar. Është koha si një popull i bashkuar në sytë e një bote që na vëzhgon është koha që të hedhim hapat tonë finalë drejt zgjidhjes së krizës politike. Rama ik.

Ju ftoj dhe ju kërkoj që me të njëjtn kurajo dhe vendosmëri që kemi bërë në këtë rrugëtim ta vazhdojmë rrugën tonë pa u lodhur, të bekuar nga përgjegjësia për fëmijët tanë për brezat që vijnë me misionin për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Le të konfirmojmë sot nga ky shesh fuqinë e bashkimit, pjesëmarrjes, forca e vendosmërisë ku luftojmë për kauzën e drejtë.

EMISIONET