Jennifer Lopez pozon e buzëqeshur me policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2021, 19:10
Këngëtarja Jennifer Lopez i befasoi të gjithë me një foto të saj duke pozuar mes oficerëve të policisë.
Jennifer bëri fotografi për qëllimin e xhirimit të videos në Majami, ku tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj. Fotoja u shfaq gjithashtu në mediet sociale, ku shpejt u bë virale.
Këngëtarja dhe aktorja kishte veshur pantallona të shkurtra xhins dhe një këmishë. Ajo e plotësoi stilin e saj me një kapele të kuqe.
Oficerët pozuan të lumtur pranë saj me një buzëqeshje në fytyrë. Jay Lo gjithashtu shpërndau një foto nga videoja në profilin e saj.
