Joe Biden viziton Boris Johnson dhe nuk i shkon duar bosh/ I bën dhuratën e personalizuar

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka dhuruar  kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, një biçikletë të punuar  me dorë në takimin e tyre të parë si udhëheqës të G7 në Anglinë jug-perëndimore, raporton BBC.

Biçikleta është prodhuar nga një firmë e vogël e Filadelfias, që  mori porosinë vetëm disa ditë më parë, për të ndërtuar një biçikletë të kuqe, që normalisht kërkon disa  muaj për t'u ndërtuar.

Joe Biden viziton Boris Johnson dhe nuk i shkon duar bosh/ I bën

Kryeministri britanik, është parë shpesh duke udhëtuar me biçikletë rreth Londrës. Ndërkohë, dhurata e tij për Joe Biden, ishte një fotografi murale  tregonte fushatarin amerikan të anti-skllavërisë Frederick Douglass.

Joe Biden u takua me kryeministrin britanik në fillim të samitit të G7 në Gjirin Carbis, Cornwall të premten.

Biçikleta e dhuruar nga presidenti amerikan është krijuar  nga Bilenky Cycle Works, një biznes me një staf prej katër personash