Si Perëndeshë, Roza Lati uron veten për ditëlindje: Faleminderit o Roz që s'më le kurrë në baltë (fotot)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 12:59
Moderatorja e emisionit 'Why Not' në Rtv Ora, Roza Lati ka shpërndarë sot një set fotografik në Instagram, me rastin e ditëlindjes dhe duket mahnitëse.
Pak shkumë dhe bizhuteri mjaftojnë, që moderatorja e dashur për publikun shqiptar, të duket si Perëndeshë.
Roza bëhet sot 33 vjeç. Ajo e konsideron këtë vit, si viti i rilindjes për të, me qenë se 33 është numër karmik (Krishti vdiq dhe u ringjall në moshën 33 vjeçare).
Krahas fotos Roza shkruan: "13 Qershor. Rilindje. Prap 23. Normal. E bekuar. Mbushur me dashni. Pozitive. Shumë punë prapë përpara. E dashur. Pak mistrece. Paaaak kjo e fundit. Ama Shpirt pastër. Duar-pastër. Dhe gjithmonë GATI. Faleminderit o Roz që s'më le kurrë në baltë. Kurrë."
Edhe 100 Roza!

