Situata e Covid-19 në Kosovë, 5 viktima dhe 97 raste në 24 orët e fundit

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 viktima dhe janë regjistruar 97 raste të reja me Covid-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.675 raste.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani numri totali të infektuarve është 106.442 dhe 2.208 raste të vdekjes.