Lajm i trishtë për uniformat blu, ndahet nga jeta shefi i komisariatit të Lushnjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2021, 08:39
Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme shefi i komisariatit të Lushnjes, Adrian Matani.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Metanit në moshën 45 vjeçare e kanë bërë me dije miqtë dhe kolegët e tij me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Dyshohet se shefi i komisariatit ka humbur jetën nga infarkti në zemër ndërsa ndodhej në banesën e tij në Tiranë.
Edhe pse familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital, 45-vjeçari ka humbur jetën.
Metani ishte prej vitesh pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte emëruar shef i komisariatit të Lushnjes.



