Tre shenjat më me fat për këtë javë
Tre shenjat më me fat për këtë javë
Nëse i përkisni njërës nga shenjat e mëposhtme duhet të pranoni ndryshimin që universi po ju sjell, sepse do të jenë shtatë ditët më të mira të muajit.
Kjo për faktin se nga sot 19 prill, Dielli hyn në shenjën e demit sensual, luksoz dhe të modës së vjetër.
Këtë javë do të ndjeni se ndryshimi është në ajër.
Demi
Gëzohuni, sepse më në fund është koha të shkëlqeni. Tani që Dielli është në shtëpinë tuaj të parë, valët e vetëbesimit po përplasen mbi ju. Ky sezon është i veçantë sepse mund t'ju inkurajojë të përqafoni një pjesë të re të vetes, një pjesë që ka qenë gjithmonë aty, pasive duke ju pritur të zgjoheni.
Virgjëresha
Ana jote artistike merr jetë këtë javë. Revolucioni juaj krijues dhe rryma e frymëzimit janë në rrugën tuaj. Në çdo rast, kjo energji emocionuese dhe motivuese ju inkurajon të bëni atë që njerëzit duhet të bëjnë dhe kjo është të jeni krijues. Këndoni, vallëzoni, pikturoni, shkruani dhe lërini ngjyrat tuaja të vërteta të shkëlqejnë, sepse artisti juaj i brendshëm është gjithmonë pjesë e identitetit tuaj.
Bricjapi
Kjo javë mund të kalojë shpejt për ju. Aventurat e papritura mund të ndodhin në zemrën tuaj. Perspektiva juaj ndryshon dhe ju mund ta gjeni veten më të gatshëm të përqafoni një filozofi që nuk i keni dhënë rëndësinë e duhur më parë. Ju mund ta gjeni veten duke përhapur njohuri dhe informacion mbi temat që ju interesojnë më së shumti.