Kapen 200 ton molusqe gjigante me vlerë 25 milion dollarë

Rreth 200 ton molusqe gjigante të  me vlerë gati 25 milion dollarë (18 milion £) janë kapur në mënyrë të paligjshme në Filipine.

Katër të dyshuar janë arrestuar në një ishull në provincën e mbrojtur ekologjikisht të Palaëan.

Molusqet gjigante mund të rriten deri në një metër  dhe peshojnë deri në 250 kg. Ato shihen si jetike për ekosistemin detar lokal.

Filipinet janë shtëpia e shumicës së specieve gjigante të molusqeve tropikale në botë.

Jovic Fabello, zëdhënës i Këshillit Palaëan për Zhvillim të Qëndrueshëm, tha se molusqet  e sekuestruara përfshinin Tridacna gigas, më e madhja në botë.

"Marrja e molusqeve gjigante nga habitati i tyre natyror është një formë e krimit midis brezave," i tha ai agjencisë së lajmeve AFP.

"Ai do të ndikojë përgjithmonë në ekosistemin detar dhe brezat e ardhshëm do të privohen nga përfitimet që vijnë nga ai," shtoi ai.

"Tridacna gigas" përmbajnë alga detare të cilat janë një burim ushqimi për shumë lloje peshqsh. Ata janë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj gjuetisë pa leje, si për mishin ashtu edhe për lëvozhgat e tyre, të cilat përdoren si një zëvendësim në stoli dhe zbukurime, raporton BBC.

Në Filipine, vrasja e specieve të rrezikuara mund të çojë në dënime me burg deri në 12 vjet dhe gjoba deri në një milion pesos (15,000 £).