Australi/ viktima e parë nga mpiksja e gjakut pasi mori vaksinën AstraZeneca

Një 48-vjeçare ka humbur jetën pasi mori dozën e saj të vaksinës AstraZeneca. Kështu 48-vjeçarja është bërë viktima e parë nga mpiksja e gjakut për shkak të dozës së vaksinës AstraZeneca.

Sipas mediave të huaja, 48-vjeçarja është rasti i tretë, i cili shënohet me mpiksje të rrallë të gjakut në rradhët e njerëzve të ciëlt janë vaksinuar në Australi.

Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA), deklaroi se dy të tjerët janë duke u shëruar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, nga rishikimi i saj i rasteve të raportuara në Mbretërinë e Bashkuar, ka dalë në rezultatet se rreziku i përgjithshëm i trombozës së sinusit venoz cerebral  një mpiksje e rrallë gjaku në tru  ishte afërsisht 1 në 250 mijë e personave të cilat e marrin vaksinën.